Gjatë një vizite në fshatin Gjepalaj të Shijakut, për të parë nga afër përfundimin e shtëpive individuale për disa familje, kryeministri Edi Rama ka hasur edhe në një fakt, që deri atëherë nuk i kishte ndodhur.
Teksa i dorëzonte çelësin e shtëpisë një prej banorëve, që e quajnë Osman, Rama është detyruar të heqë atletet, teksa kërkoi më parë që të mos e bënte një gjë të tillë.
Në Shijak këtë të hënë, Rama ishte në shtëpitë e reja të familjeve Gjepali, Rusi, Doda që ashtu si edhe 58 familje të kësaj njësie, e plot 400 gjithsej në bashkinë e Shijakut do ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e rindërtuar dhe sipas kryeministrit, kjo gjë erdhi pas një mundimi e durimi të madh, por që shumë njerëz tashmë do të jetojnë në kushte pakrahasimisht më të mira se ato që kishin një vit më parë.
Top Channel