Pas “ftohjes” me Anën, Fatjoni u orientua drejt një vajze tjetër, Melisës. Takimet mes tyre janë pritur tërë kërshëri nga publiku, për shkak dhe të dinamikave të ndodhura.

Dyshja e ka shprehur hapur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit dhe kjo është parë nga puthjet e përqafimet e bëra në takime. Por, pas bisedës sqaruese që 26-vjeçari pati me Anën, Melisa ka ndryshuar mendim për të. Ajo tha se në bisedën sqaruese kuptoi se mes Fatjonit dhe Anës ekziston diçka, duke hedhur poshtë kështu versionin e Fatjonit, i cili pretendon se mes tyre gjithçka ka përfunduar.

“Për momentin e lumtur që nuk zgjodha Fatjonin. Unë thash edhe ditën e premte që doja të shikoja se si debatonte Fatjoni dhe ka pasur momente që kam folur me të dhe kam parë vendosmërinë e tij. Ai thoshte që me Anën jam zbehur dhe unë skam pasur një zbehje aty. Unë kam një pëlqim, nuk rashë e vdiqa për të. Nëse ai më pëlqen shumë mirë. Por nëse jo, unë s’marr njeri me zor”, u shpreh Melisa.

FOTO GALERI
12/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA