23/11 20:33
Muskuj të çeliktë dhe vështrim të ashpër – Mike Tyson rikthehet si 54-vjeçar në ring. Ka përfunduar ndeshja e madhe ndërmjet Majk Tajsonit dje Roj Xhons, duel që i përket kategorisë së rëndë në boks.
Ndeshja e zhvilluar në ‘Staples Center’ të Los Angelositu mbyll në barazim. Meçi mes Tyson dhe Jones zgjati për tetë raunde nga dy minuta dhe në fund dy boksierët u larguan duke u përshëndetur me njëri tjetrin.
Tajson tregoi se pavarësisht viteve që ikin, ai është ende në formë të mirë, teksa këtë e tregoi në duel duke i dhënë kundërshtarit disa goditje të forta.
Edhe pse dy boksierët tanimë në moshë të vjetër dhe kishte vite që ishin përshëndetur nga boksi, ata u rikthyen në ring për një meç për bamirësi.
Top Channel