Në 24 orët e fundit është shënuar numri më i lartë i viktimave dhe rasteve me Covid-19 në Rusi.
Task-forca ruse njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit vendi regjistroi 25.487 raste të reja, duke e çuar në mbi 2.18 milionë numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus.
Gjithashtu në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave, 524 viktima nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 38.062.
Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin njoftoi se do të zgjatet masat kufizuese në kryeqytetin rus deri më 15 janar të vitit 2021.
Ndër kufizimet e vendosura në kryeqytet është edhe regjimi i vetë-izolimit për personat e moshës mbi 65-vjeçare dhe për ato që vuajnë nga sëmundje kronike, puna nga shtëpia e të paktën 30 për qind të të punësuarve si dhe mbyllja e mjediseve të kohës së lirë të qytetit.
Për sa i përket numrit të rasteve, Rusia renditet vendi i pestë në botë pas SHBA-ve, Indisë, Brazilit dhe Francës.
Top Channel