Futbolli është në zi pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të një prej legjendave të këtij sporti, Diego Armandos Maradonës.

Ish-kampioni i botës me Argjentinës humbi jetën këtë të mërkurë (datë 25. 11. 2020) si pasojë e arrestit kardiak, vetëm dy javë pasi la spitalin pas një ndërhyrje në tru. Shumë personazhe të njohur botërorë, kanë reaguar për vdekjen e Maradonës, më i fundit ka qenë Leo Messi, i cili e ka parë 60-vjeçarin gjithmonë si një idhull.

Ndër rreshtat e kushtuar për Maradonën, Messi e cilëson atë si të “përjetshëm”.

“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë Argjentinasit dhe për futbollin. Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm. Unë i ruaj të gjitha momentet e bukura që kam jetuar me të dhe kam dashur të shfrytëzoj rastin për t’i dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të tij. PREHU NE PAQE”, ka shkruar Messi në profilin e tij privat në Instagram.

 

 

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA