9 muaj pandemi i kanë kushtuar turizmit shqiptar rreth 1.8 miliardë euro humbje.

Është kjo shifra që jep nënkryetari i Shoqatës së Tur Operatorëve Kliton Gërxhani, sipas të cilit bllokimet totale të lëvizjeve si dhe mungesa e një pakete të dedikuar kanë gjunjëzuar industrinë turistike.

Teksa vlerëson se kriza do të ndjehet për një periudhë afatgjatë, apelon ekzekutivin për ndërhyrje emergjente.

Kliton Gërxhani, kryetar i ATOA: “Bësoj se janë 1.7 – 1.8 mld euro humbje. Maksimumi që mund të kemi bërë është 300-400 mijë euro të ardhura.

Megjithatë duhet pritur fundi i vitit për të bërë edhe nj bilanc më të qartë. Gjendja është afër kolapsit do thosha. Situata do vazhdojë për 2-3 vite pas 2021 dhe rimëkëmbja do të jetë e vështirë. Duhet patjetër që qeveria të marrë seriozisht kërkesat tona pasi preken edhe sektorë të tjerë.“

Bizneset turoperatore, guidat, transporti turistik dhe agjencitë turistike janë ndër kategoritë të goditura më rënë nga kriza.
Përfaqësuesit e këtyre bizneseve që operojnë në treg deklarojnë mbi gjysma e tyre janë mbyllur dhe ato që vijojnë aktivitetin kanë dërguar në shtëpi pothuajse gjysmën e stafit.

Një pjesë e tyre, në kufijtë e mbijetesës zgjedhin ta mbajnë hapur vetëm për të shmangur kryerjen e procedurave të regjistrimit të biznesit nga fillimi.

“Këto biznese janë goditur më rëndë. Bëhet fjalë për një rënie që shkon në 90-95% për agjencitë turistike. Shumë agjenci turistike apo turoperatorë nuk kanë arkëtuar që nga 1 janari i këtij viti dhe pritet të mos arkëtojnë deri në Mars të vitit tjetër nëse vijon e njëjta situatë. Rreth 50% e aktiviteteve janë mbyllur dhe kanë dorëzuar edhe ambientet e zyrave”, thotë Besnik Vathi, anëtar bordi në Shoqatën e Turoperatorëve (operator turistik).

“Kemi mbi 10 muaj që kemi stopuar aktivitetin, thjesht po mbajmë biznesin hapur për të shmangur kryerjen e procedurave nga fillimi. Stafi i gjithë është dërguar në shtëpi. Jam vetëm unë administratori që jam i regjistruar si i punësuar. Të na japë ndihmë shteti që të mbijetojmë sepse rimëkëmbja do të kërkojë vite. Në panaire të paktën të mos paguajmë pagesa për marketingun, minimalisht.“, thotë Jimmy Lama, operator turistik.
Me një peshë prej 8.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në ekonominë e vendit, turizmi është kontribuesi më i madh i punësimit në vend me rreth 380 mijë të punësuar direkt dhe indirekt në të gjithë zinxhirin e sektorit.

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB