Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të dy mjekëve të infektuar me COVID-19, Bledi Nini dhe Ibrahim Kaziut ditën e sotme.
Ajo thotë se përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, ata kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve.
“Jam e pikëlluar, sepse gjatë 24 orëve të fundit humbëm dy mjekë të shkëlqyer. Dr. Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë luftën me Covid-19. Doktor Bledi dhe Doktor Ibrahimi, përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve. Për fat të keq, nuk ia dolën të fitojnë këtë betejë të fundit, për jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve.U prehsh në paqe Doktor Ibrahimi”, shkruan Manastirliu.
Top Channel