Në vetëm shtatë ditë janë infektuar me Covid-19 mbi katër milionë persona në mbarë botën, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

OBSH-ja ka njoftuar se gjatë shtatë ditëve të fundit janë infektuar me coronavirus 4.060.891 persona, ndërsa të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 67.221 pacientë.

E një javë më parë ishin konfirmuar 3.977.223 raste të reja me COVID-19, si dhe 59.699 tjerë që kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me coronavirus.

Megjithatë OBSH konsideron se të dhënat për javën e kaluar, tregojnë në ngadalësimin e përhapjes së pandemisë.

Trendi i rënies së numrave me raste të reja është vërejtur në Evropë dhe Azinë Juglindore, derisa përhapja është rritur në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, ku gjithashtu ka pasur rritje edhe të numrit të rasteve të vdekjeve.

Gjatë periudhës 16-22 nëntor, rritje më të madhe të numrit të rasteve të reja janë konfirmuar në Evropë – me rreth 1.7 milion dhe mbi 32.600 raste tjera të vdekjes.

Në anën tjetër, Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut gjatë të njëjtës periudhë, kanë shënuar mbi 1.6 milion raste të reja me COVID-19 dhe afro 22 mijë vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA