Zonja e parë në dukje në largim në SHBA çeli dje frymën festive në Shtëpinë e Bardhë duke pritur pemën e Vitit të Ri, edhe pse më herët ishte regjistruar duke u ankuar “Kush do t’ia dijë për Krishtlindjet?”
Melania Trump, pa mbajtur maskë dhe me një ngjyrë të re bionde të flokëve, priti karrocën tradicionale të pemës, edhe pse në janar ajo mund t’ia lërë rolin e dekorueses Jill Biden, burri i së cilës ka fituar shumicën e votave presidenciale.
Duke hapur sezonin festiv në adresën e famshme 1600 Pennsylvania Avenue, Melania u shfaq me një pallto Balenciaga bardhë e zi, doreza të zeza e çizme të larta.
Ajo doli për të kontrolluar pemën e sjellë nga karroca që tërhiqej nga kuaj race Clydesdales.
Pema gjigande do të vendoset në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë mediat amerikane i jepnin më shumë rëndësi regjistrimit të zonjës së parë më herët gjatë vitit ku ajo dëgjohej që thoshte me një ish-miken e saj: “Po më del shpirti duke punuar, me këto budallëqet e Krishtlindjeve. Kush dreqin do t’ia dijë për këto gjërat e zbukurimet e Krishtlindjeve, por më duhet t’i bëj apo jo?”
Por Zonja e Parë duket se i ka lënë prapa këto teksa përshendeste e lumtur me dorë dhe i uronte Krishtlindjet fotografëve.
Trump, presidenti i 45-të i SHBA humbi zgjedhjet e nëntorit ndaj demokratit Joe Biden, por nuk është dorëzuar dhe kërkon rinumërim.
Top Channel