Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Të paktën 160 arrestime janë bërë në Milano në katër orët e fundit për incidentet e reja që ndodhën në qendër të qytetit.
Sipas informacioneve, 80% janë të mitur. Është e mundur që të ngrihet edhe ndjekje penale kundër të miturve për shkaktim dëmesh dhe rezistencë ndaj zbatimit të ligjit.
Në Via Torino, një nga rrugët më të famshme tregtare në qendër të Milanos, grupe të rinjsh filluan të shkaktojnë dëme në dyqane, duke hedhur tavolina dhe karrige nga bizneset. Dyqanet e veshjeve dhe këpucëve u vunë në shënjestër me turmën që goditi fasadat e tyre, ndërsa kazanët e plehrave u zhvendosën në mes të rrugës.
Sipas raportimeve të mediave italiane, grupe të rinjsh hynë me forcë në dyqan, duke shkaktuar dëme të mëdha. Stacioni i metrosë në Piazza Duomo mbetet i mbyllursi masë paraprake.
Së fundmi, duke folur për mediat italiane, oficerët e policisë që u plagosën gjatë përleshjeve të djeshme shprehën pikëpamjen se duhet të bëhet çdo përpjekje e mundshme për t’u përballur me këtë situatë të vështirë në mënyrë që të garantohet siguria e banorëve dhe turistëve.
Top Channel