Kukullat janë një ndër lodrat më të dashura për fëmijët kryesisht për vajzat.
Në përgjithësi ato janë të krijuara në një version të përgjithshëm. Që fëmijët me aftësi të veçanta të ndihen mirë dhe të mos ndihen ndryshe nga fëmijët e tjerë janë krijuar edhe kukulla duke u përshtatur me ta.
Clare Tawell, nëna 39-vjeçare britanike e dy fëmijëve e kuptoi këtë dhe vendosi të zgjidhë çështjen.
Ajo krijoi “Bright Ears UK”, një organizatë jofitimprurëse që modifikon kukullat për t’u përshtatur fëmijëve me probleme të ndryshme. Frymëzimi i saj më i madh ka qenë vajza e saj 4-vjeçare Matilda, e cila është e shurdhër.
Ajo tha se ishte vërtet e zhgënjyer kur nuk mund të gjente një kukull, apo ndonjë lodër që vajza e saj me aparat dëgjimi të ndihej më mirë.
Clare punon me kukullat gjatë kohës së saj të lirë dhe qëllimi i saj është që çdo fëmijë me aftësi të kufizuara të jetë në gjendje të luajë me lodra ashtu si ata.
Top Channel