Një video tronditëse është bërë virale në rrjet.

Në të shfaqet një burrë duke notuar i pa shqetësuar në një plazh të Miamit, duke mos e vënë re se pranë tij, po afrohej një peshkaqen 10 metra i gjatë. Të gjithë këtë moment të frikshëm  e ka fiksuar Jason Mclnatosh, i cili atë ditë kishte ngritur dronin përgjatë bregut për të filmuar pamje të botës së egër ujore.

“Kisha ngritur dronin për të fiksuar pamje mbresëlënëse. Pasioni im është të xhiroj jetën e egër të oqeanit. Unë kam parë dhe herë të tjera peshkaqenë. Por kur shikova, që një burrë po notonte fare pranë grabitqarit nënujor mbeta i tronditur. Nuk kisha si ta lajmëroja, ndodhesha shumë larg tij”, u shpreh Jason.

Fatmirësisht peshkaqeni nuk e sulmoi notarin, por u largua dhe u zhduk në thellësi.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel