Bleu një kishë të braktisur për 40 mijë euro dhe e ktheu në shtëpinë e ëndrrave, dizajnerja amerikane : Ka vrima sa madhësia e një njeriu 21/10 09:36
Një nga shfaqjet më të rralla ajrore të gjuajtësve të SHBA ishte ajo e katër tipeve të avionëve taktikë që u bashkuan mbi ujërat jugore të Florida për demonstrimet e Fort Lauderdale Air Show të cilat vazhduan deri më 22 nëntor.
Para festivitetit të fundjavës grupet e gjuajtësve lanë pak kohë veçmas për krijimin e këtij sesioni fotografish, duke u grupuar prapa transportuesit ushtarak C-130 që fluturonte mbi bregdetin e Florida.
Gjuajtësit më modernë amerikane A-10, F-16, F-22, e F-35 pozuan për imazhe dramatike në formacione të ndryshme, me rezultate imrpesionuese.
Shfaqja ajrore e Fort Lauderdale shënon fundin e sezonit të aktivitetit dhe vlerësohet si demonstrimi i arritjeve të forcave ushtarake.
Top Channel