Aksesorët nga “Orangerium”

Eliza dhe Rustam, themeluesit e “Orangerium” në Irlandë kanë arritur të krijojnë aksesorë tepër të veçantë.

Ata e kanë krijuar këtë biznes në vitin 2015 në County Mayo. Çdo produkt i Orangerium është dizajnuar dhe punuar me dorë tërësisht nga nga ata.

“Metodat tona të bërjes respektojnë mjedisin natyror, për të cilin ne kujdesemi thellë. Në ORANGERIUM ne dizenjojmë dhe prodhojmë bizhuteri të punuar me dorë, aksesorë flokësh, dekor shtëpie dhe vizatojmë ilustrime.Çdo pjesë individuale që krijojmë është e menduar dhe e konsideruar, shprehëse e një vendi dhe kohe të veçantë. Këto janë pjesë shumë të përdorshme, shumë të dëshirueshme që do t’i rezistojnë kohës”, thonë ata.

Ata i kushtojnë rëndësi  e vëmendje procesit të dizajnit që të gjitha krijimet të jenë të jashtëzakonshme dhe unike.

 

FOTO GALERI
2/19

Top Channel