Ajo guxon me look-un e saj, por ky i fundit renditet si ndër më të guximshmit e saj. është fjala për këngëtaren e famshme, Demi Lovato, e cila i ka befasuar ndjekësit kur u shfaq në “Instagram” me pamje krejt ndryshe nga ç’janë mësuar ta shohin.

28-vjeçarja u shfaq në disa fotografi me flokë të prera shkurt dhe u pëlqye shumë nga fansat dhe miqtë e saj.

Ndërkohë lidhur me këtë ndryshim, ekipi i këngëtares vuri në dukje se modeli i ri i flokëve të saj tregon se ajo tashmë ka nisur një kapitull të ri të jetës pas ndarjes nga Max Ehrich.

Fotografi Angelo Kritikos ripostoi imazhin, duke shkruar:”Tashmë i fiksuar pas kësaj epoke të re …“, ndërsa stilistja e saj Siena shkroi krahas fotos: “Dhe në kapitullin tjetër …”

Kujtojmë që këngëtarja e hitit “Sorry Not Sorry” i dha fund pak javë më parë fejesës dy mujore me Ehrich.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel