Ndarja nga Jeta e “Ver Llapës”/ Halit Valteri: Politika nuk duhet të kujtohet për ta kur nuk janë më

20/11/2020 14:12

Enver Ismaili i njohur ndryshe si “Ver Llapa” ka ndërruar jetë ditën e djeshme nga koronavirusi.

Pas vdekjes së tij, shumë personazhe të njohur publikë i kushtuan “Verit të 21 Dhjetorit” shkrime në rrjete sociale, ndër to, deputeti Halit Valteri dhe gazetari Dritan Laci. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, deputeti tha se Verin e njihte që nga vogëlia, pasi ai kryesisht lëvizte përgjatë lagjes së tij. Ai tha se politika duhet të bëjë më shumë për këto personazhe, e të mos kujtohet për to, vetëm kur ndërrojnë jetë. Me këtë deklaratë ai iu referua edhe ndarjes nga kjo jetë të artistëve, ku pas viteve të tëra pune, pjesën më të madhe të jetës e kaluan në një shtëpi me qira.

“Kjo letër duket që tregon shumë, sepse në fund të fundit të gjithë në një vend të shkojmë. Si Veri, si ata që sot marrin milionat. Në këtë botë kalimtare dy kub metër do të marrim me vete, lum ai që do e kalojë mirë. Në atë kryqëzim të 21-it nuk do të jetë njësoj. Unë e mbaj mend që kalama po në të njëjtën vend. Unë kam qenë kryetari i forumit rinor të njësisë 7. Unë dua të pozicionohem në shumë persona si Veri, që politika kujtohet kur nuk janë më, thjesht për të nxjerr një status në Facebook, për të mbushur atë hapësirën që kanë në rrjete sociale. Ne kemi artistët tanë që po trajtohen në atë mënyrë. Kemi artistë që jetojnë në shtëpi me qira dhe kanë akoma pa marrë rrogat. Shpeshherë kur na ndodh ndonjë vdekje në familje apo në fis, ne nuk flasim me njëri-tjetrin, por atë ditë themi a sa njeriu mirë ka qenë. Ky tranzicion 30-vjeçar i ka këto gropa në shoqëri, ku artistët apo sportistët nuk janë vlerësuar. Nëse në një vend evropian një futbollist merr miliona, tek ne nuk merr rrogën. Është një hipokrizi ndoshta dhe fyese për të ndjerit”, u shpreh Valteri.

Ndërsa gazetari Dritan Daci, e cilësoi Verin si pjesë të folklorit tonë. Ai thotë se shpesh në familjen e tij, ku ndonjëri bënte diçka jo të hijshme, krahasohej me Verin apo personazhe të tjerë të njohur në Tiranë ku përmendi, “Kizin e Pazarit”.

“Pas lajmit te vdekjes doli nje kundralajm qe Veri nuk kishte vdekur. Deshiroja qe ky lajm te ishte i vërtetë dhe Veri te na përqeshte sërish. Veri është pjesë e folklorit tonë tashmë. Ai njekohesisht është dhe pararendës i komercialitetit. Pasi e përdorte gjuhën për të fituar para. Një njeri që nuk shkon tek vesi, por përdor aftësitë e tij. Unë e mbaj mend Verin qe ne vogeline tone. Ai nuk ishte thjesht I 21-shit por, ai ishte i Tiranës. Unë e mbaj mend në lagjen time, sepse ai rrinte në bar bufete e uzinave dhe kombinateve. Nëse me dashamirësi i kërkoje Veri nxirr gjuhën, ai e nxirrte. Sa herë që jemi në familjes apo bëjmë ndonjë gabim, familjarët na referohen si Kizi i Pazarit apo Lymi Tutit. Nje personazh ka qene edhe Haxhi Plasa I coli eshte I famshem per batuten e tij kur zogjtë lëshonin glasë, ai thoshte që shyqyr që nuk janë lopë. Unë dje rastisa në një poster të Verit, ku ishte edhe sahati i Tiranë. Jane dy gjera qe mesa duket do I mungojnë qytetit pasi kane shenuar nje kohe te caktuar te tij”, u shpreh gazetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA