Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones janë një ndër  ciftet më të dashur dhe që kanë kohë më shumë bashkë gjatë gjithë historisë hollivudiane.

Dyshja e famshme festuan 20 vjetorin e martesës të mërkurën dhe për të shënuar rastin e veçantë, Douglas, 76 vjeçar, ndau një mesazh ‘audio’ në Instagram duke dhënë detaje se si ai u takua me gruan e tij.

Gjithçka filloi kur ai ndoqi një shfaqje të filmit, “The Mask of Zorro”, një nga rolet e Zeta-Jones.

Unë po shikoja filmin dhe isha uou, cila është kjo vajzë, ajo është e mahnitshme. Një muaj më vonë, isha në Festivalin e Filmit në Deauville. Unë shoh në orar që të nesërmen në festival ata do të kenë ‘Zorro’”, kujton ai. “Kështu që unë pyeta ndihmësen time: “A mund të zbuloni nëse Catherine Zeta-Jones do të jetë këtu në festival dhe nëse do të vijë vetëm? Dhe nëse është, a mund të takohem për një pije me të? Të nesërmen, ajo erdhi me Antonio Banderas dhe Melanie Griffith, dhe unë u takova për një pije me të dhe ishte gjithçka që shpresoja, pastaj ajo më ftoi për darkë me kompaninë e saj”, tha aktori.

Pas darkës, aktorja, tani 51 vjeçare, duhej të nxitonte për një fejesë tjetër, por Douglas i tha asaj se ai do të ishte në lokal më vonë nëse dëshironte të bashkohej përsëri me të.

Të dy shijuan pak më shumë kohë së bashku para se Michael të merrte një hap tjetër në lidhje me Zeta-Jones.

Unë do të jem babai i fëmijëve tuaj. Ajo më shikoi dhe tha, kam dëgjuar shumë për ty, kam dëgjuar shumë për ty, mendoj se është e gjitha e vërtetë, natën e mirë”, tha  Douglas.

Çifti u martua në vitin 2000 dhe tani kanë dy fëmijë: Dylan, 20 vjeç dhe Carys, 17. Douglas gjithashtu ka një djalë 41-vjeçar, Cameron, nga një martesë e mëparshme.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel