Buqeta me trëndafila e dhurata luksoze, këngëtarja e njohur surprizohet për 25-vjetorin e lindjes (FOTO)

20/11/2020 13:35

Një ditë më parë, Melinda Ademi, festoi 25-vjetorin e lindjes. Këngëtarja nuk ka postuar ende fotografi nga festa që ka organizuar për ditën e saj të veçantë, por ka vendosur që të tregojë dhuratat që ka marrë nga motra dhe mikeshat e saj.

Në “Instastory”, Melinda ka zbuluar se ka marrë dhuratë, buqeta me trëndafila, ëmbëlsira dhe diçka nga marka e njohur “Valentino”, të cilën ajo nuk ka dashur ta zbulojë.

“Wow! Faleminderit shumë motra ime e mrekullueshme dhe miqtë e mi që më bëtë ditëlindjen e këtij viti kaq speciale”, ka shkruar Melinda në videon përkrah dhuratave.

Nga ana tjetër, reperja është përfolur së fundmi për një lidhje me menaxherin e kompanisë “RedBox”, Granit Muhaxheri. “n’Zoom” ka raportuar disa javë më parë se raporti mes tyre duket shumë serioz, sepse është mësuar se Melinda dhe Graniti kanë nisur bashkëjetesën me njëri-tjetrin në Prishtinë.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel