Piano e gjetur në Francë

Këto piano janë shpirti i vendit. Edhe në mes të një hapësire të shkatërruar, pianoja nuk pushon së ruajturi fuqinë e saj.

Pianoja është instrumenti muzikor i kurorëzuar me gjithë fisnikërinë e saj. Fotografi Romain Thiery, ka krijuar albumin “Requiem pour pianos”.

“Më ofron privilegjin të ndërthur dy pasionet e mia, fotografinë dhe muzikën. Në vitin 2008, ishte dashuri me shikim të parë. Në lartësitë e një qyteti francez, zbulova një kështjellë të vogël të shekullit të 19-të. Gjithçka ishte shkatërruar, bosh. Vendi ishte plaçkitur. Në katin e parë, zbulova një piano në mes të një dhome të shkatërruar. Kamina ishte prishur. Çmimet e vlefshme dhe thesaret tashmë ishin zhdukur. Kishte mbetur vetëm kjo piano”, tha ai.

Fotografi shprehet se pas asaj dite vendosi të kërkonte për të gjetur këta gjigantë të heshtur.

FOTO GALERI
2/12
Gjermani

Top Channel