Virusi godet OBSH-në: Shumë infektime në selinë e Gjenevës

18/11/2020 02:42

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar 65 raste të koronavirusit në radhët e stafit të saj në selinë e Gjenevës. Sipas Euronews, në mesin e të prekurve nga virusi janë edhe pesë persona që punonin në ambiente të mbyllura dhe ishin në kontakt me njëri-tjetrin.

Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se po heton se si dhe ku u infektuan pesë personat – dhe se nuk ka përcaktuar nëse transmetimi ndodhi në zyrat e saj.

“Për aq sa di unë, grupi që po hetohet është prova e parë e transmetimit të mundshëm në hapësirat e OBSH-së”, mësohet të ketë thënë doktor Michael Ryan, shefi i Agjencisë për Emergjencat. Një ditë më parë, vetë kreu i OKB-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se pandemia e koronavirusit nuk do të marrë fund vetëm nga një vaksinë e efektshme, por duhet që komunitetet dhe individët të vazhdojnë të angazhohen në luftën kundër virusit.

Komentet e tij erdhën pas lajmit se vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane Moderna kishte rezultuar 94.5% e efektshme në provat klinike të fazës së avancuar. Tedros u shpreh se është e rëndësishme të theksohet se një vaksinë do të plotësojë mjetet e tjera mbrojtëse, por nuk do t’i zëvendësojë ato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA