Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit

18/11/2020 08:48

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. L., 46 vjeç, banues në Poliçan, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lekësh dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA