Mevlan Shaba, pjesë e emisionit më të shikuar në Shqipëri, “Përputhen” ka publikuar këngën e tij më të re.
Kjo këngë solli debat sepse pjesë e saj ishte Shqipja, konkurrentja që u përjashtua nga emisioni për shkak të thyerjes së rregullave.
I ftuar në “Shqipëria Live “, Mevlani ka treguar pjesën e pas xhirimeve, duke treguar se ajo e pëlqeu shumë këngën. Konkurrenti i “Përputhen” shprehet se është një ndër synimet e tij në jetë është që të bëhet pjesë e tregut të muzikës, pas 5 këngëve të publikuara.
“Ka kohë që është nisur si këngë, i gjithë klipi është xhiruar në shtëpi. Shqipja e ka dëgjuar këngën dhe tha se i pëlqente shumë dhe prano që të bëhej pjesë. Publiku e ka parë që unë nuk jam një këngëtar në treg dhe se e kam marrë Shqipen për t’i dhënë famë. Kënga ka qenë pasion për mua që herët. Unë do t’ia këndoja të 5 vajzave këngën”, tha Mevlani.
Top Channel