Të sjellësh në jetë një krijesë të re mund të jetë gjëja më e mrekullueshme në botë.

Ato momente janë shumë intime, por ka dhe nga ata prindër që duan ta bëjnë publik atë moment.

Renate van Lith, fotografi që u shpall më i miri i fotografive të lindjeve në vitin 2020 në Garën Ndërkombëtare të Fotografisë, tha s ka hyrë aksidentalisht në këtë botë.

“Në atë kohë, unë ende isha duke punuar si inspektor në industrinë e kujdesit për fëmijë. Secili nëpunës civil mori një buxhet për karrierën që mund të shpenzohej për diçka që nuk kishte të bënte me profesionin e tyre. Me ato para, ndoqa trajnimin bazë në shkollën e tregtisë së fotografisë. Ishte menduar si një hobi, por shpejt doli nga kontrolli. Në fund, unë edhe u largova nga puna. Jo sepse nuk ishte kënaqësi, por ky është pasioni im”, tha ai.

Fotografitë e lindjes janë kaq të veçanta, pasi aty ka një përzierje emocionesh. Në atë moment ka dhimbje, gëzim, lot e një sërë ndjenjash ë tjera që vetëm një nënë mund t’i përshkruajë.

“Unë shoh gjithçka përmes lenteve. Është shumë e veçantë të jesh pjesë e kësaj si fotograf. Mendoj se është shumë mirë që njerëzit më besojnë që të jem në një moment kaq intim”, tha Lith.

 

FOTO GALERI
3/29

Top Channel