Biznesmeni Elton Ilirjani, ka shokuar mbarë opinionin publik me sjelljet dhe veshjet e tij.

Ai nuk ka ngurruar të dalë i zhveshur në fotot të ndryshme në rrjete sociale, apo të puthet live në me një mashkull, ashtu sikurse bëri disa kohë më parë në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Por, përsëri në këtë emision ai bëri një deklaratë të papritur, ku premtoi se nuk do të dalë më i zhveshur dhe për sjelljet e tij i kërkon falje pikësëpari të gjithë nënave shqiptare.

Ai theksoi se në sjelljet e bëra deri më tani kanë qenë thjesht aktivizim në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe jo ajo që ai është në të vërtetë. Me drejtimin e një organizate në SHBA, Ilirjani synon që do të jetë në mbrojtje të gjithë grave, të rinjve dhe çdo personi tjetër që është në kërkim të lirisë.

“E vetmja gjë në botë është të mos të mërzisja mamatë shqiptare, që në një moment menduan se jam çmendur. Por unë i dua fort dhe do i bëj krenare në botë me këtë fondacion. Kjo është për gratë, që kanë prejardhje të ndryshme, është për të gjithë. Që kjo të merrte jehonën që ka marrë është diçka që duhet të merrte orientimin tim, jehonën time. Unë ia arrita qëllimit me këtë. Unë Bieta dua t’i them publikut shqiptar që më kanë gjykuar me të drejtë, dua t’i them që kam qenë 100% vetvetja. E kam nisur këtë rrugëtim me sinqeritet të plotë, nuk aktroj dhe të tërheq vëmendje për famë. Unë paguaj për këto lëvizje, nuk ka asnjë qasje tjetër, nuk ka një shkarje të personalitetit tim. Me këtë fondacion duhet t’i sjell të ardhmes lirisë. Të rinjtë shqiptar ndihen jo të lirë për të ardhmen, të tregojnë orientimin e tyre seksual. Bota po shkon drejt përmirësimit, drejt emancipimit dhe lirisë. Nuk iu zhgënjej më, nuk dal më i zhveshur, ishte aktivizim”, tha Ilirjani.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA