Pas largimit të Armandos dhe Andreas, në studion e emisionit “Për’Puthen”, u afruan dy konkurrent të rinj.

Blerim Feza, 28-vjeç nga Tirana, e që prej vitesh ka jetuar në Britaninë e Madhe, ishte një nga djemtë e rinj. Ai u komplimentua për sjelljen dhe pamjen fizike, ndërsa vetë djali hezitoi të tregonte një pëlqim paraprak.

Blerimi aludoi se atë mund ta pëlqejë Sindi. Ndërsa i dyti ishte Elind Kapllani, 23-vjeç, i cili sapo ka përfunduar studimet për inxhinieri.

Me një veshje e qëndrim serioz, djali tha se ka pëlqim për të gjithë vajzat, por për të krijuar një lidhje serioze, ashtu sikurse është dhe synimi i tij, dëshiron t’i njohë bukuroshet më në thellësi.

 

 

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA