Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka zbuluar së fundmi se është më e dashuruar se kurrë me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

Kanë vetëm pak kohë që bënë publike lidhjen e tyre, por tani nuk ngurrojnë që të bëjnë dedikime dashurie për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Matoshi, e cila është nënë e katër fëmijëve, postoi në rrjetet sociale një foto krah 21-vjeçarit në plazh dhe i dedikoi disa fjalë të ëmbla.

“Të qenurit së bashku është vend i mrekullueshëm për të qëndruar!”- shkroi ajo, duke treguar se është mjaft e lumtur në krah të partnerit të saj.

Kujtojmë se gjatë një interviste më herët, aktorja u shpreh se nuk i intereson fakti që Keith Groeneveld është me ngjyrë dhe shumë më i ri se ajo.

Nga ana tjetër edhe futbollisti, pranoi se nuk e ka problem që Adriana Matoshi ka qenë e martuar dhe ka katër fëmijë me ish-bashkëshortin e saj.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel