Para disa ditësh, gazetarja e njohur Fjodora Fjora njoftoi përmes një njoftimi në rrjete sociale se e ka fituar betejën me COVID-19.

Në njoftim, Fjodora theksonte se ka qëndruar 16 dite në izolim dhe se ishte përvoja e parë që qëndronte aq ditë larg djalit. E ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, Fjorda tregoi të gjithë përjetimin e sëmundjes. Ajo theksoi se frika më e madhe u krijua kur në rezultatin e analizave u bë një gabim, që tregonte se infeksioni ishte tepër i lartë në trupin e gazetares. E mbërthyer nga paniku, gazetarja tha se e ndiente që diçka nuk shkonte dhe kërkoi të ripërsëriste analizat, të cilat rezultuan më pas se parametrat ishin mëse normale.

“Menjëherë jam përballur me shokë miq, që e kanë kaluar dhe nuk tregonin që e kanë kaluar. Kjo tregon që jam e pa informuar. Flisja me miq që ishin të rinj dhe kishin shenja më të rënda se sa unë. I kishte prekur mushkrit shumë rëndë. Pata një moment shumë delikat dhe besoj është një moment që duhet ta ndaj me të gjithë. Klinika që po ndiqesha për analiza më bëri gabim, ishte analiza e dyta që tregonte se trupi im kishte përparuar apo përkeqësuar. Ishte bërë gabim kjo, për shumë më keq, vlera 8 herë më të larta se normalja. Por me një instinkt personal dhe thosha që nuk ka asnjë shans të kem infeksion kaq të lartë pa pasur një temperaturë. Sigurisht deri diku mjekët u alarmuan, më sugjeruan që të bëja grafi. Ajo nxori që nuk kisha prekje të mushkrish shumë të larta dhe doli që ishte bërë gabim. Mendoj që atë ditë kam kaluar një nga momentet më të vështira e pandemisë përgjatë gjithë shtrirjes së saj. Ajo ishte një ditë shokuese, imagjino unë që e konsideroj veten njeri publik dhe kur hy në një klinikë private, të gjithë më njohin. Unë për një gjë i lutem të gjithëve që po na dëgjojnë, të gjejnë njerëz serioz për të ikur për t’u vizituar. Për rastin tim shoku personal ishte tepër i madh rashë në gjendje shoku, kam zënë krevatin në 6 pasdite dhe të nesërmen në 9 paradite jam zgjuar dhe thash okay, ishte gabim dhe duhet të ecësh përpara”, tha Fjodora.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA