Në takimin që kishte me Ervinin, Ana, nuk mundi të mos “përfshinte” Fatjonin. Ndonëse jo në mënyrë direkte, bukuroshja tha se do të dëshironte të kërkonte falje ndaj njerëzve që ka lënduar, edhe pse asgjë nuk e ka bërë me qëllim.

Në studio, ajo konfirmoi se fjalët ishin për Fatjonin, duke shtuar se pas takimit me Melisën, ajo do t’i japë përgjigje të gjitha pyetjeve që djali i ka bërë deri më tani.

“Ne të gjithë e dimë që ti (Fatjon) ke qenë kryefjala në takimet e mia. Nuk dua të dal në përfundime të caktuara, nuk dua t’i jap përgjigjet e të gjithë pyetjeve që më ke bërë gjatë gjithë kohës. Kam bërë atë tërhiqe mos e këput, do e shikoj me Melisën dhe do i jap të gjitha përgjigjet e mundshme. Nëse produksioni më lejon i kam shënuar në letër të gjitha. Fatjoni ka një gjë, që kur fillon flet të shpërqendron”, tha Ana.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel