“Një takim si asnjëherë më parë”.

Kështu e përshkruan konkurrentët takimin e dytë mes Teas dhe Elvisit, një takim që është destinuar për të vazhduar ende, kjo pasi Tea rizgjodhi përsëri në takim Elvisin.

Ndryshe nga takimi i parë, ku dyshja u njoh më shumë me njëri-tjetrin, ky takim i dytë ishte tepër romantik. Ajo nisi në një dyqan hidrosanitaresh, ku teksa po shijonin produktet e larmishme, dyshja nuk ngurroi të futej në vaskë së bashku.

Më pas, Elvisi kishte rezervuar një surprizë të “ëmbël” për Tean, mes fishekzjarrëve dhe shampanjës. Bukuroshja mbeti pa fjalë nga surpriza, ndërsa Elvisi deklaroi se ishte hera e parë që bënte për një femër të papritura të këtyre përmasave.

Ndërkohë romancat u zhvendosën në studio, ku me insistimin e Fatjonit, dyshja kërceu përsëri, ashtu sikurse bëri në takimin jashtë studios. Por këtë herë Elvisi u emocionua së tepërmi, e si dëshmi për këtë, lotët i rrodhën nga sytë, veprim i cili u vlerësua së tepërmi nga Tea.

A po lind një dashuri e re në “Për’Puthen”?

 

FOTO GALERI
3/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA