Një histori e dokumentuar përmes fotove është duke qarkulluar në rrjete sociale.

Fotot tregojnë momentin kur një vajzë 13-vjeçare detyrohet të martohet me një burrë 48-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Filipine, ku Asnaira Pamansag Mugling, u bë gruaja e pestë e Abdulrzak Ampatuan, pas një ceremonie një ditore në qytetin Mamasaano muajin e kaluar.

Pas martese, Asnaira po kujdeset për fëmijët e të shoqit, të cilët janë në të njëjtën moshë me të. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, adoleshentja u detyrua nga familja të thotë se e dashuron bashkëshortin dhe se ai sillet shumë mirë me të.

“Unë po mësoj të gatuaj, sepse nuk di të gatuaj mirë. Do ta bëj burrin tim të lumtur”, ka thënë ajo.

 

 

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA