“Ta ha zemrën!”/ Ish-shoqja e ngushtë e Kim Kardashian, në një lidhje me futbollistin shqiptar [FOTO]

15/11/2020 10:01

Duket si një lajm ‘fake’, por ‘PRIVE’ e konfirmon. Larsa Pippen, përveçse ish-shoqja e ngushtë e Kim-it, është dhe ish-bashkëshortja e basketbollistit legjendar Scottie Pippen.

Larsa dhe Scottie kishin 20 vjet martesë, por vetëm para dy vitesh u paraqit dosja për divorc.

Gjatë kësaj kohe ajo është perfolur për disa lidhje, ku më e fundit është me futbollistin shqiptar Liridon Krasniqi.

Ata kanë shkëmbyer disa komente në instagram duke shtuar dhe më shumë thashethemet për një lidhje. Liridon Krasniqi ka lindur në Gjermani, ndërkohë që luan për një ekip malajzian.

Larsa Pippen nuk është më shoqe me familjen Kardashian, pasi siç ka thënë dhe ajo vetë fajtor për këtë largim është Kanye West.

Mediat e huaja shkruajnë se një nga shkrimet e Kanye-s në Twitter i referohet Larsas, të cilën e akuzon për afrimitet me Tristan Thompson. Për sa i përket lidhjes, çifti ka disa muaj bashkë. A do të largohet Liridoni nga Malajzia për t’u shpërngulur në Amerikë apo dyshja do të vazhdojë lidhjen në distancë? Mbetet për t’u parë…

FOTO GALERI
2/10

Top Channel