Përfundimi i zgjedhjeve në SHBA tregoi se Donald Trump nuk do të jetë më në krye të SHBA-së në 4-vjeçarin e ardhshëm.

Në krye të vendit, sipas rezultatit të zgjedhjeve do të jetë demokrati Joe Biden. Por, konspiracionisti Alfred Cako nuk beson në humbjen e Trump-it. Sipas tij, republikani do të qeverisë vendin edhe një mandat tjetër, e për ta arritur këtë do të shpërndajë ushtrinë kudo në SHBA, përpara rezultatit final të zgjedhjeve, më 20 janar.

Cako aludoi se Trump-i do e ndërmarrë këtë vendim me qëllimin për të ndihmuar për vaksinën, e më pas, synimi do të ndryshojë dhe ushtria sipas konsipracionistit do të jetë e gatshme për të shtypur çdo rebelim.

“Trump kërkon të fusë ushtrinë para e të shpallet rezultati në SHBA, do ta fusë në çdo cep me sebepin për të ndihmuar për vaksinën, pro do ta ketë për çdo rebelim që mund të lindë dhe unë besoj që Trump do jetë dhe fituesi i mandatit tjetër 4-vjeçar”, tha Cako.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA