Koronavirusi po kthehet në një problem të madh gjatë vjeshtës së këtij viti për klubet e futbollit, pasi mund të të prishë planet nga një moment në tjetrin.
Diçka e tillë ka ndodhur së fundmi me Milanin që anulluar stërvitjen e ditës së shtunë pasi siç njofton vetë klubi kuqezi, trajneri Stefano Pioli ka rezultuar pozitiv me COVID-19, edhe pse ky i fundit për momentin është asimptomatik.
“AC Milan njofton se Stefano Pioli ka dalë pozitiv pas tamponit të shpejtë të kryer ditën e sotme në mëngjes. Autoritetet shëndetësore janë informuar dhe trajneri, i cili momentalisht nuk po tregon asnjë simptomë, ka shkuar në karantinë në shtëpinë e tij. Të gjitha testet e tjera të kryera nga stafi dhe skuadra kanë rezultuar negativë. Si rezultat seanca e sotme stërvitore është anuluar. Stërvitja përpara ndeshjes me Napolin do të rinisë të hënën, në varësi të përcaktuara në protokollin federal”, thuhet në komunikatën e Milanit.
Top Channel