Në takimin mes Teas dhe Elvisit u diskutua për tradhtinë. Sipas djalit, tradhtia nuk është një mungesë respekti ndaj djalit apo vajzës  që ke në krahë por pamjaftueshmëri.

Kjo deklaratë shkaktoi shumë reagime në studio. Melisa ndante të njëjtin mendim me Elvisin, ndërsa vetë Tea u shpreh komplet kundër.

Një mendim kishte dhe Sindi, e cila tha se tradhtia për të është e pafalshme. Në këtë moment ndërhyri Ana, e cila theksoi se Sindi nuk mund të bëjë deklarata të tilla për aq kohë sa nuk ka pasur ende një marrëdhënie.

Biseda mes vajzave:

Sindi: Tradhtia është e pafalshme.

Ana: Unë do thoja për Sindin nuk mund të japë një mendim për tradhtinë sepse nuk ka dashuruar akoma.

Sindi: U bë edhe pjesa e paragjykimit tim sepse ja ku është paragjykimi. Nuk ishte ofendim apo bullizim.

Ana: Përse duhet ta kem një lidhje për të kuptuar se çfarë dua nga jeta. Unë mendoj edhe pse dashuria është e madhe duhet të përdorim logjikën.

Sindi: Unë eksperienca kam dhe i pranoj eksperiencat e mia, edhe nuk vij jap mendimin tim. Sind ti bën vetëm monolog.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel