Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter, goditi Nevadan në orët e parë të mëngjesit të së premtes, thuhet në njoftimin e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Epiqendra e tërmetit raportohet se ka qenë më shumë se 20 milje në juglindje të Minas.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Kujtojmë se në fillim të këtij viti, Nevada përjetoi lëkundjet më të forta të ndodhura në 66 vitet e fundit.

Tërmeti me megnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter goditi një zonë të largët rreth 225 milje në veriperëndim të Las Vegas-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA