Ambasadori gjerman kujton viktimat e masakrës së Borovës, Bergner nga Kolonja: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së Një 20-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se shkaktoi zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu fshatin Drizë dhe zonat përreth.
Sipas Policisë, në pranga ka rënë shtetasi N. J., banues në Drizë. Ai dyshohet se më 5 korrik, në tokën në pronësi të babait të tij, ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëme materiale në disa fshatra.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve, shërbimet e Policisë evakuuan 12 familje, banesat e të cilave u kërcënuan nga zjarri.
“Ndezi zjarr në tokën në pronësi të babait të tij, në fshatin Drizë, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në territorin e disa fshatrave, reagimi në kohë i Policisë çoi në identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies.
Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të zjarrit të rënë në fshatin Drizë, Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin N. J., 20 vjeç, banues në Drizë.
Ky shtetas dyshohet se, më datë 05.07.2026, në tokën në pronësi të babait të tij, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe në fshatin Drizë dhe në fshatrat përreth, ku u shkaktuan dëme materiale.
Shërbimet e Policisë evakuuan 12 familje, banesat e të cilave u rrezikuan nga përhapja e flakëve.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të Policisë, shërbimeve zjarrfikëse, grupeve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS) – Njësia Fier, si dhe helikopterëve të Forcave të Armatosura, u bë e mundur shuarja e flakëve, pa pasoja për jetën e qytetarëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke i ftuar të mos ndërmarrin veprime që mund të shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.
Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel