Nisi si një sugjerim por shumë shpejt u konkretizua.

Tea iu përgjigj pozitivisht propozimit të Elvisit për të bërë një tatuazh të ri, përpos tre tatuazheve që ka bërë në të kaluarën.

Djali si një profesionist në këtë fushë, i propozoi bukuroshes që të bënte një luledielli, propozim ky që u mirëprit nga vajza.

Elvisi rikujtoi se propozimin e ka bërë që në hyrje të emisionit dhe e gjitha ka të bëjë me rrezatinë dhe mirësinë që transmeton Tea.

“Ai e sugjeroi dhe në atë moment fillova ta mendoja edhe kur më tha sugjerimin do e bëja se s’bën”, tha Tea.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel