28/11 13:36
Fjoralba Ponari është pjesë e emisionit “E Diell”, ku drejton rubrikën “Beauty” dhe kontribuon me mendimet e saj në rubrikën “Trotuar”.
Moderatorja ka bërë së fundmi një mini-intervistë me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet. Teksa u ka kthyer përgjigje, moderatorja ka zbuluar se së shpejti do ta shikojmë dhe në kinematografi.
Bukuroshja ka treguar se do të jetë pjesë e një projekti ndërkombëtar, saktësisht një filmi të “Netflix”, ku do të ketë një rol të vogël.
“Bëhet fjalë për një projekt ndërkombëtar (sigurisht rol i vogël) por që uroj që pandemia të mos na i presë ëndrrat në mes!”, ka treguar Fjoralba.
Top Channel