Dimër i vështirë/ Evropa: Nuk ka plane për Krishtlindje!

13/11/2020 12:18

Një sërë vendesh europiane paralajmëruan se është shumë herët për të planifikuar udhëtimet për Krishtlindje, pasi rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten në të gjithë kontinentin.

Në Suedi, njerëzve u është thënë të përgatiten për kufizime të mundshme të udhëtimit gjatë periudhës së pushimeve. Autoritetet irlandeze dhe franceze këshillojnë të mos bëhen plane, sepse me gjashtë javë të mbetura deri në sezonin festiv, bllokimet dhe masat e tjera janë në fuqi në disa vende.

Franca po përballet me një rritje të mprehtë të rasteve që ka paralizuar sërish vendin. Sipas universitetit Johns Hopkins, Franca shënon sot mbi 1.9 milionë infektime të konfirmuara. Vetëm të enjten, numri i shtrimeve në spital mbërriti në 32.600, edhe më i lartë sesa piku i shënuar në muajin prill. Në Itali, shumica e vendit është në izolim por ka zëra që kërkojnë ashpërsim edhe më të gjerë të masave duke pasur parasysh se ato nuk kanë arritur ta frenojnë infeksionin, të paktën deri tani. 636 vdekje u shënuan të enjten në vendin fqinj, opinion publik i të cilit është tronditur nga publikimi i një videoje ku shihej një pacient prekur me covid, i cili dergjej i pajetë në banjën e spitalit.

Burri ishte 84 vjec, vuante nga hipertensioni dhe diabeti, dhe kishte kaluar edhe një aneurizem nervor. Trupin e tij të pajete nuk e zbuloi stafi i spitalit, sipas mediave vendase  por nje tjetër pacient i infektuar. Covidi në Europe ka rritur trysninë mbi kapacitete spitalore , ndërsa shefi i INFEKTIVIT në COTUGNO të Italisë thoshte se pothuajse nuk kanë më shtretër të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA