Shumë romanca mund të lindin në punë, por disa prej tyre mund të jenë të rrezikshme.
Janë disa rregulla që duhet të respektohen kur bëhet fjalë për këto lloj romancash. Një hulumtim i revistës “Female First” ka treguar që 27 për qind e të anketuarve thonë që nuk ka asgjë të keqe romanca në punë.
Sipas një sondazhi të kryer në shtetet evropiane, informohemi që 38% e evropianëve kanë pasur të paktën një lidhje dashurie në vendin e punës.
Sido që të jetë, disa rregulla është mirë që t’i respektoni me zgjuarsi se sa që të vajtoni më vonë.
Mos u dashuro me shefin
T’i hedhësh sytë shefit tënd, është një gjë klasike, po kujto që paraqet edhe një seri të metash. Mbi të gjitha, është e natyrshme të tërhiqesh nga dikush që ju admiron.
Ndërkaq, shpesh është më e thjeshtë të fshehësh marrëdhënien me shefin tënd, nëse ky person drejton një biznes të madh. Por nëse punon në një biznesi të vogël, ndodh e kundërta: marrëdhënia jote do të jetë “në sytë dhe në gojën” e të gjithëve, ndaj do të jeni e detyruar ose t’i jepni fund, ose të shpallni diçka serioze!
Zgjateni sa më shumë kohën e joshjes
A e imagjinon ta përqafosh dhe ta puthësh menjëherë kolegun/kolegen tënde, pa bërë më parë një “lojë” joshjeje? Jo, kjo nuk do të ishte aspak argëtuese.
Aspekti eksitus qëndron në faktin që të zgjasësh sa më shumë fazën e joshjes, sepse kalimi në “akt” do të jetë më i pëlqyeshëm dhe ti do të kuptosh më qartë nëse bëhet fjalë për një “fiksim” apo diçka më shumë.
Kujdes me burrat e martuar
Të lidhesh me një person të martuar kur je beqare është gjithmonë një ide e keqe. Kjo gjë bëhet edhe më e keqe kur marrëdhënia është në vendin e punë. Nëse je në kërkim të një partneri seksual, ka me të vërtetë pak shanse që marrëdhënia të shkoj drejt një fundi të lumtur: personi i martuar do të ketë një jetë në punë dhe një jetë në shtëpi dhe në përgjithësi mendon se ti nuk mund të bëhesh pjesë e të dytës!
Besoji dikujt
Të kesh një marrëdhënie me një koleg/e në zyrë sjell pashmangshmërisht momente në të cilat do të ndjesh nevojën për të folur me dikë për gjithçka, derisa marrëdhënia mos të jetë më e fshehtë. Ndaj bëni kujdes kur të zgjidheni “të besuarin/ën” dhe “bashkëpunuesin/en” tuaj.
Shmang “pushimin seksi” në zyrë
Mos e bëj veten që të bëhesh “pushimi seksual” i të dashurit tënd, që do të përfitonte për pak çaste të qetësohej pas një momenti me seks të shpejtë!
Lëre në momentin e duhur
Nëse në jetën private është e mundur të zvarritësh për disa kohë një marrëdhënie të destinuar për të mos funksionuar, është gjithashtu absolutisht e mundur të bësh të njëjtën gjë edhe në zyrë. Përse? E thjeshtë: është e pamundur të parashikosh si do të reagoj një person “i lënë”.
T’i japësh fund një historie në zyrë, në një farë mënyre, do të thotë të dyfishosh problemet me të cilat mund të ndeshesh, po kështu duhet të marrësh parasysh edhe “hakmarrjen” që mund të kanoset.
Top Channel