21/01 12:29
Alarm në burgun Dhiavata të Selanikut, 108 të infektuar dhe 1 i vdekur.
Sipas autoriteteve greke,situata sa vjen dhe po rendohet,mbas vdekjes se një 69 vjeçari në këtë burg,i cili sipas drejtorisë së burgut,vuante nga zemra dhe kishte probleme me diabetin.
Autoritet thonë se kanë vënë në karantinë të rreptë personelin dhe të dënuarit,ndërsa janë marrë masa për dezinfektimin e ambienteve.
Në të gjithë burgjet e Greqisë raportohen dhjetëra raste me covid 19,ndërsa autoritetet thonë se shumica e rasteve janë me asimptomatik, ose kanë shenja të dobëta të sëmundjes.
Deri në këtë moment situata është nën kontroll dhe janë marrë masa sigurie shtesë,për parandalimin e trazirave në këto burgje.
Top Channel