Dua Lipa është një nga këngëtaret më të njohura në botë. Këngëtarja numëron dhjetëra projekte muzikore dhe është një nga personazhet VIP më të ndjekura në rrjete sociale.

Përpos këtij fakti, para disa vitesh, Duas i bënë virale në rrjet një video e cila më pas u kthye meme. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka theksuar në një intervistë të dhënë për “Attitude, se video e publikuar i ka shkaktuar probleme të shëndetit mendor.

“U përballa me bullizëm në fund të videos sime të parë dhe kjo më shkaktoi shumë ankth dhe më mërziti e më bëri të ndihesha se nuk isha mjaftueshëm e mirë e se nuk duhej të isha në skenë”, ka treguar Dua, duke shtuar: “Edhe pas Grammy, disa njerëz ishin si: ‘Epo, ajo nuk e meriton atë.”

Më tej, ajo shtoi se për shkak të videos krijoi reputacion të keq dhe se kishte frikë të performonte sërish në skenë. Megjithatë, ajo pranoi se kjo sprovë e ka bërë atë të ndihet më e fortë.

“Për një kohë të shkurtër më solli probleme me shëndetin mendor. Ngjitesha në skenë dhe nëse shikoja dikë duke më filmuar unë mendoja me vete ‘Po më filmojnë sepse duan ta mbajnë videon dhe kështu do qeshin me mua’”, thotë ndër të tjera Dua.

Kujtojmë pasi videoja u bë virale, Lipa fitoi “Grammy-n” e saj të parë për “Artistja e rë më e mirë” dhe “Kënga më e mirë dance” në vitin 2019.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel