22/12 17:08
Pak orë pasi tundi rrjetën në miqësoren ndaj Kosovës, Bekim Balaj u prezantua para mediave për të folur mbi ndeshjet që vlejnë vërtet për kuqezinjtë, impenjimet në Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.
Në krah të sulmuesit shkodran ishte dhe Ylber Ramadani, futbollisti nga Ferizaj që militon në Ligën daneze me skuadrën e Vejle.
Shqipëria do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e mbetura për grupet e Nation League. Kuqezinjtë e Edy Rejas do të presin në “Air Albania Stadium” Kazakistanin në datën 15 dhe Bjellorusinë në datën 18 nëntor.
Top Channel