Pamjet e një ish-balerine me Alzheimer që kujton koreografinë e pjesës së “Liqenit të Mjellmave” të Çajkovskit po bëhet virale.
Marta C. González, një ish-balerinë e Baletit në Neë York City, vuan nga humbja e kujtesës. Sidoqoftë, ishte fuqia e muzikës për të rikthyer kujtimet e saj të çmuara të viteve të kaluara të baletit.
Sapo dëgjoi muzikën aq të njohur për veshët e saj, Marta shihet duke filluar të lëvizë krahët për të kërcyer rutinën që bëri shumë dekada më parë. Pamjet prekëse gjithashtu përmbajnë momente të performancës arkivore nga kur ajo kërceu “Liqenin e Mjellmave” në 1967.
Klipi i zbuluar i Marta C. González u regjistrua vitin e kaluar nga Música para Despertar (Muzikë për tu zgjuar). Meqenëse u ribotua nga koreografi dhe regjisori i teatrit Arlene Phillips në Twitter, videoja tani ka mbi 1.4 milion shikime.
Top Channel