Zyra  Vendore Arsimore Devoll, prej një viti është pa jurist. Në Fiks Fare u ankua një ish mësues i anglishtes i cili thotë se ka mbaruar fakultetin Juridik,  por zyra ndër vite nuk ja ka pranuar dosjen.

Aktualisht, vendi është vakant, por nuk e shpallin si konkurs thotë ai. Përgjegjësja e zyrës Imelda Cani, thotë që në strukturë është vendosur që para një viti, por konkursi nuk është shpallur akoma nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Tiranë. Kjo e fundit në përgjigjen me shkrim për Fiks Fare thotë se akoma nuk është bërë konkursi, ndër të tjera prej situatës covid, por edhe sepse nuk ka patur aplikant. Ndërkohë bën thirrje për aplikantët që të paraqiten.

Në një intervistë për Fiksin Arben Spano, i cili ka përfunduar arsimin e lartë Juridik në vitin 2005, sot punon fermer. Ai  pretendon se ka aplikuar në Zyrën Arsimore Devoll, për pozicionin e jusristit ndër vite, por nuk ja kanë marrë dosjen parasysh duke pretenduar se nuk e ka sjellë atë. Për këtë ka bërë edhe një kallëzim në prokurori, por çështja është pushuar. Ai ka tre fëmijë. Është i ndarë nga bashkëshortja për arsye ekonomike dhe jeton në Devoll. Ai do të aplikojë për jurist, por zyra sipas tij nuk ka hapur konkursin edhe pse vendi ka 1 vit vakant. “Thonë që s’ka aplikant ndërkohë që unë kam vite që pres” thotë ai.

Imelda Cani, përgjegjësja e Zyrës Vendore Arsimore Devoll, thotë se nuk është deryrë e tyre të hapin konkursin sepse i takon Tiranës, Drejtorisë së Arsimit Para Universitar.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Para Universitar u përgjigj me shkrim për emisionin Fiks Fare. Në përgjigjen e tyre ndër të tjera ata pretendojnë se : “DPAP gjatë 6 mujorit të dytë të vitit 2019 ka formatuar të gjitha strukturat si dhe ka hartuar planin e rekrutimit me konkurs për vitin 2020. Sipas këtij plani të miratuar ka filluar rekrutimi me konkurs i të gjithë punonjësve. Janë shpallur fillimisht procedurat e konkursit për pozicionet e drejtuesve të zyrave vendore arsimore.

Janë shpallur dhe realizuar gjithsej pesë procedura konkurrimi për periudhën Nëntor 2019- Mars 2020, për pozicionet drejtues të Zyrës Vendorë, për 51 ZVAP-të e krijuara.

Për shkak të situatës së pazakontë që përjetuam dhe vazhdojmë të kalojmë të gjithë së bashku (tërmeti 26 nëntorit 2019 si dhe mbyllja për shkak të pandemisë COVID-19), janë pezulluar procedurat e konkurseve për të gjitha pozicionet e punës në Zyrat Vendore Arsimore të vendit.

Në lidhje me shqetësimin Tuaj për mosplotësimin e vendit vakant në pozicionin e juristit, sqarojmë se për aq kohë sa këto procedura nuk janë shpallur për konkurim nuk ka të punësuar.

Sipas tyre arsyeja e dytë është se, deri sot  nuk ka pasur asnjë aplikant i cili të ketë shprehur interes pranë DPAP për t’u punësuar në këtë pozicion apo të ketë dorëzuar dosjen bazuar në kriteret e përcaktuara për këtë pozicion.

Aktualisht problematikat ligjore apo proceset e punës që duhet të mbulohen nga juristi i kësaj zyre, janë mbuluar nga juristi i DRAP Korçë dhe nga ai i DPAP-së. Në këtë kuptim ZVAP Devoll nuk ka hasur vështirësi në mbulimin e problematikave dhe proceseve normale të punës duke pasur perfomancë shumë të mirë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar është duke përgatitur planin e rekrutimeve për vitin 2021 dhe me miratimin e këtij plani nga MASR, do të rifillojë procedurat e konkursit për të gjitha pozicionet vakante apo ato pozicione të plotësuara me punonjës me kontratë deri në realizimin e konkurseve.

Ndërsa në fund të e-mailit ata nënvijëzojë këtë fjali.”Ftojmë çdo të interesuar për vendin vakant në pozicionin e juristit pranë ZVAP Devoll,  të dorëzojë dosjen personale pranë DPAP, për të na mundësuar përzgjedhjen e kandidatit më të mirë.”

 

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA