Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë, 90 minuta takim me dyer të mbyllura
28/09/2026 10:50
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila zgjati 90 minuta.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, raporton se pas përfundimit të mbledhjes, pritet një deklaratë nga Presidenca lidhur me diskutimet dhe çështjet e trajtuara gjatë takimit.
Një deklaratë e tillë pritet të publikohet nga Presidenca, në një situatë të ngjashme me mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në vitin 2023, kur në fokus ishte sulmi kibernetik i Iranit ndaj institucioneve shqiptare.
Top Channel