Pas paralajmërimit, Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës është miratimi i deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.
Punimet do të nisin në orën 11:00, në Sallën e Seancave.
Përveç deklaratës për Aktgjykimin e Speciales, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera. Në fillim do të miratohen procesverbalet e seancave të mëparshme, ndërsa deputetët do të zhvillojnë edhe procedurën e betimit.
Në rend dite është gjithashtu zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe formimin e komisioneve parlamentare, në kuadër të organizimit të punës së legjislaturës.
Top Channel