“Duhet të mbrojmë anijet në Detin e Kuq”/ Kaja Kallas ngre alarmin: Rusia po planifikon misione të tjera sabotimi në Europë

28/09/2026 10:18

Shefja e politikës së jashtme të BE-së tha se raportet e inteligjencës tregojnë se Rusia po planifikon më shumë sabotime në Evropë.

“Ne duhet të jemi vigjilentë sepse shohim në raportet e inteligjencës se Rusia po planifikon më shumë akte sabotimi dhe sulmesh kundër demokracisë sonë, për të ndarë shoqërinë tonë, për të frikësuar shoqëritë tona që të mos e ndihmojnë Ukrainën”, tha Kallas përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.

Kaja Kallas tha gjithashtu se BE-së i duhen më shumë anije për ta bërë operacional misionin e saj “Mburoja” për të mbrojtur anijet në Detin e Kuq.

Duke folur pas mbërritjes së saj në takimin e ministrave të mbrojtjes të Evropës, Kallas tha se po u bën thirrje shteteve anëtare të kontribuojnë më shumë në mision, por ende nuk ka marrë angazhime të reja.

Top Channel