Nis bojkoti edhe për masat e sigurisë në GJKKO, avokatët kundërshtojnë rregulloren: Na cenon punën dhe na diskriminon

28/09/2026 09:55

Sot nis në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe dita e parë e bojkotit të seancave për masat e sigurisë nga avokatët.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se më herët bojkoti ishte zhvilluar për gjyqet e themelit, ndërsa nga sot ai shtrihet edhe te seancat për masat e sigurisë.

Avokatët kundërshtojnë rregulloren e GJKKO-së, duke argumentuar se ajo cenon punën e tyre dhe i diskriminon gjatë ushtrimit të detyrës.

Për këtë arsye, avokatët kërkojnë rishikimin ose shfuqizimin e rregullores, ndërsa bojkoti tashmë përfshin edhe seancat për masat e sigurisë.

Top Channel