Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë, 90 minuta takim me dyer të mbyllura
Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e njohur si “masakra e Lushnjës” në vitin 2017, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për rigjykimin e çështjes së tij.
Haxhiu pretendon se gjatë procesit gjyqësor janë cenuar të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara nga Kushtetuta dhe kërkon shqyrtimin e vendimeve të dhëna ndaj tij.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që e dënoi me burgim të përjetshëm, u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Më 19 maj 2026, edhe Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit të paraqitur nga Haxhiu.
Haxhiu është dënuar në lidhje me ngjarjen e vitit 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.
Top Channel